Në orën 10:00 të ditës së sotme ka nisur mbledhja e këshillit bashkiak të Himarës ku do të zgjidhet kryetari i ri i komanduar që do të jetë njëri mes dy n/kryetarëve Pervin Gjikuria ose Blerina Bala.
Një pjesë e banorëve të Himarës nga krahu i Fredi Belerit janë futur brenda sallës dhe kanë kërkuar largimin e sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi dhe të prefektit të ri, Vangjel Tavo.
Socialistët kanë shumicën në këshill me 13 anëtarë, kundrejt 8 anëtarëve të koalicionit opozitar.