Merr fund pengmarrja në një klub nate në një qytet lindor të Holandës. Një person u arrestua. Katër personat u morën peng mëngjesin e sotëm.
Autori kërcënoi se do të hidhte veten në erë, shkruan BBC. Policia evakuoi zonën, por tha se nuk kishte “indikacione për një motiv terrorist”.
Një grup fillestar prej tre personash u la i lirë dhe i katërti doli rreth gjashtë orë pas fillimit të incidentit. Rreth një orë para se burri të arrestohej.
Pengjet janë të gjithë punonjës, tha pronari për gazetën De Telegraaf. Banorët në rreth 150 shtëpi përreth zonës u evakuuan dhe qendra e qytetit u mbyll.