Gjykata e Sarandës la në burg pa afat Mariel Muratin që akuzohet për ndërtim pa leje dhe falsifikim të një hoteli 7 katësh në pronësi të tij në lagjen nr.4.
Ish-drejtori i ALUIZNI-t kishte marrë leje rikonstruksioni për një subjekt që kishte blerë, por më vonë e shembi tërësisht objektin ekzistues duke ndërtuar nga e para një hotel 7 katësh, që ka përfunduar në qershor të 2022-shit.
Bashkë me Muratin akuzohen edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ASHK, Bashkisë Sarandë dhe IKMT.