Sot akrepat janë zhvendosur një orë përpara, pra nga ora 02:00 e mëngjesit në orën 03:00 të mëngjesit.
Ora verore zgjat 7 muaj, ndërsa ajo dimërore fillon të dielën e fundit të tetorit dhe aplikohet për 5 muaj.
Ndryshimi i orës bazohet në një sistem që synon të përdorë sa më mirë dritën e ditës për të kursyer energji.
Bashkimi Europian ka vendosur të ndalojë ndryshimin e detyrueshëm të orës në vitin 2021, duke i dhënë çdo shteti anëtar mundësinë të zgjedhë në mënyrë të pavarur nëse do të mbajë orën verore apo dimërore.