Një zjarr ka rënë në fshatin Sadovicë, në Njësinë Administrative Sinjë në Bashkin Berat.
Zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e vetë fermerëve, të cilët ishin duke pastruar parcelat me ullinj dhe duke djegur mbeturinat.
Papritur zjarri u ka dalë nga kontrrolli dhe ata kanë njoftuar zjarrëfikësit. Pas njoftimit të marrë,drejt zonës janë nisur 2 mjete zjarrëfikëse dhe efektivë të policisë së shtetit.
Flakët e zjarrit janë lokalizuar shpejt,duke shmangur përhapjen e mëtejshme drejt parcelave me ullinj të zonës dhe në një kohë të shkurtër është bërë i mundur fikja e plotë e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit janë djegur 5 rrënjë ullinj dhe rreth 500m2 bimësi,me shkurre e ferra.