-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burg apo pafajësi? Në 12 Prill vendoset fati i Salianjit

Kryesoret

Më 12 prill në orën 10:00 është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë për deputetin Ervin Salianji.

Salianji u dënua nga Shkalla e Parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen “Babale”, teksa Apeli do të vendosë pas më shumë se 3 vitesh.

Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.

“Në vijim të komunikimit, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, viktim/kallëzues i veprës penale, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj,  Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon si më poshtë:

Çështja penale e lartpërmendur, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro dhe anëtarë znj. Iliba Bezati dhe z. Genti Shala, është planifikuar për gjykim me datë 12.04.2024, ora 10:00” njofton gjykata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit