Një huazim ‘jo i goditur’ ishte ai i Armando Brojas nga Chelsea tek Fulham këtë merkato janari.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare zgjodhi të qëndrojë në Londër, duke pritur që tek Fulham të ketë më shumë minutazh në këmbët e ti.
Pritshmëri të cilat nuk u përmbushën me Brojan që tashmë nuk ka të sigurt jo vetëm vendin e titullarit por as vendin në stol, sulmuesi është lënë në tribunë në dy ndeshjet e fundit.
Tekniku Marco Silva ka dhënë disa sqarime në një intervistë të dhënë sëfundmi, ku ka deri diku arsyet pse Broja nuk luan.
“Ndeshjet e fundit i kemi patur të gjithë lojtarët në dispozicion. Ka qenë shumë e vështirë për Armandon që të qëndrojë në stol, pasi ka shumë dëshirë për të luajtur, por vjen në huazim në fund të merkatos pret që të luaj. Kur ke një sulmues që shënon gola si Muniz, nuk të u lë hapësirë të tjerëve për të treguar aftëtitë e tyre” tha Silva.