Disa replika kanë ndodhur mes kryetarit të Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave në TIMS, Ervin Salianjit dhe deputetes së Parisë Socialiste Berina Gjylameti.
Gjylameti u shpreh se “Meqënëse do thërrisni ish- funksionarë, të vijë dhe Basha e Berisha”
Ndërkohë një kundërpërgjigje ka ardhur nga Salianji i cili është shprehur se po të mundnin do merrnin për hetim edhe ish-funksionarë të vrarë pasi sipas tij në Partinë Socialiste gjysmat e drejtuesve janë vrarë ose janë futur në burg.
Salianji: Nëse keni propozime patjetër pranojnë, marrim edhe Mehmet Shehun, Saimir Tahirin etj.
Se partia juaj gjysmat i ka vrarë gjysmat i ka futur në burg.
Këta persona që cituam kanë pasur lidhje të drejtpërdrejta me sistemin TIMS, unë nuk bëra as politikë as asgjë, nuk u mora e problemet e brendshme as asgjë nga këto