Një nga lokalet më popullore në Gjirokastër është përfshirë nga flakët.
Zjarrfikësit janë informuar se ka rënë zjarr në barin “KARAMEL” në lagjen 18 shtatori.
Pas mbërritjes së forcave të zjarrëfiksëve u konstatua se zjarri vinte nga dhoma e personelit ku po digjeshin dhe rrobat e tyre duke shkaktuar tym.
Nga zjarri u dogjën vetëm një pjesë e konsiderueshme rrobave të personelit dhe një prizë në mur. Nuk pati dëme të tjera materiale dhe as persona të lënduar.