-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Europol publikon raportin: Grupet kriminale shqiptare aktivë në tregun e heroinës dhe kokainës

Kryesoret

Europol ka publikuar një raport në lidhje me rrjetet kriminale, pjesë e të cilave është dhe vendi ynë.

Raporti thekson se grupet kriminale shqiptare janë aktivë ne tregun e heroinës dhe kokainës si edhe trafikimin e emigrantëve.

“Një rrjet kriminal aktiv në trafikun e heroinës dhe kokainës dhe pastrimit të parave në të gjithë Evropën u shpërbë nga autoritetet. Rrjeti ka një strukturë familjare të lidhur së bashku nga kombësia e përbashkët, të përbëra kryesisht nga shqiptarë dhe shqiptarë me kombësi të dyfishtë. Rrjeti kontrabandon drogë me kontejnerë në Belgjikë. Droga më pas u zhvendos në Gjermani me automjete të sofistikuara ku më tej shpërndahej në të gjithë Europën”, thuhet në raport.

Europol sqaron se grupet shqiptare janë në përgjithësi homogjene, me anëtarë të së njëjtës kombësi, por nuk përjashtohen raste të përfshirjes së anëtarëve me kombësi belge, holandez, franceze, greke, italiane dhe serbe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit