-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KPA rrëzon vendimin për Julian Çafkën, rikthehet në shkollën e Magjistraturës

Kryesoret

KPA ka rrëzuar vendimin e KPK duke sjellë pezullimin nga detyra prokurorin e Gjirokastrës Julian Çafka.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranon kërkesën e Komisionerit Publik dhe ka bërë dërgimin e Çafkës për 1 vit trajnim në Shkollën e Magjistraturës.
Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 72/2021, datë 23.11.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 442, datë 14.09.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Juljan Çafka.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin Ë, pika 1, të Aneksit të Kushtetutës, nenin 44, shkronja “b” dhe në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
-Ndryshimin e vendimit nr. 442, datë 14.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Juljan Çafka.

-Pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Juljan Çafka për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës

-Ky vendim ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 05.04.2024, në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit