-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i Europol: Shqiptari shpërndante drogë me banane nga Kolumbia në Evropë

Kryesoret

Në raportin e publikuar nga Europol për sa i përket grupeve kriminale sqarohet se një pjesë e kokainës transportohet me anë të bananeve.

Në raport përmendet një nga rastet ku shqiptari i cili siguron transportin e kokainës nga Koulmbia dhe shpërndarjen e mëtejshme në Evropë.

“Kreu i një rrjeti kriminal, një biznesmen italian me origjinë argjentinase me banim në Marbella, përdori kompaninë e tij për të fshehur si trafikun e drogës ashtu edhe aktivitetet e pastrimit të parave. Ai menaxhon disa kompani, duke përfshirë një importues të bananeve nga Ekuadori në BE.

Ai gjithashtu zotëron qendra sportive në Marbella, qendra komerciale në Granada dhe bare dhe restorante të shumta. Një bashkëpunëtor shqiptar, me qendër në Ekuador, kujdeset për importin e kokainës nga Kolumbia në Ekuador dhe shpërndarjen e mëvonshme në BE. Kompanitë e frutave ekuadoriane përdoren si front për këto veprimtari kriminale”, thuhet në raport.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit