Gjin Gjoni ka dhënë një delaratë për mediat pas fitores së tij si kryetari i ri i degës së Rithemelimit në bashkinë e Lezhës. Gjoni ka falenderuar votuesit dhe është shprehu se objektivat janë të qarta për 2025-ën.
“Populli i Lezhës arriti që të më votëbesojë mua. Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe. Falenderoj gjithë votuesit lezhjanë dhe familjen time për mbështetjen e deritanishme. Situata politike në të cilën ne ndodhemi është kritike. PD-ja e Lezhës ka objektiva të qarta për 2025, të bashkuar siç jemi sot ne do fillojmë riorganizimin e partisë dhe njëkohësisht do fillojmë edhe përgatitjen për fushatën e 2025.” u shpreh Gjoni.









