-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vajza ‘hakmerret’ ndaj Pirro Dhimës

Kryesoret

Vajza e dytë e Pirros Dhimës ndryshoi mbiemrin në rrjetet sociale dhe tashmë prezantohet me atë të nënës së saj të ndjerë që është Sdougou.

Vetë Pirro Dhima tre javë më parë në një intervistë me rastin e martesës me Afërditën Skafidën dhe shtatzëninë e saj kishte treguar se: “Fëmijët u pikëlluan kur morën vesh për marrëdhënien time me Afërditën” duke shpjeguar më pas se “në fillim e marrëdhënies me Afërditën ka pasur një vështirësi me fëmijët, nuk ka qenë e lehtë kur një fëmijë ka humbur nënën. Kur mësuan për marrëdhënien time me Afërditën u pikëlluan. Kjo po kalon dalëngadalë. Ka disa gjëra që kanë nevojë për ekuilibër”.

Ndryshe nga fëmija i tretë i Pirros, Maria që studion në SHBA, dy fëmijët e tij të parë zakonisht mbajnë mbiemrin në rrjetet sociale dhe firmosin si Viktor dhe Eleni Dhima.

Pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes Anastasia Sdougou, Pirro Dhima foli për vështirësitë që po haste në rritjen e katër fëmijëve. Për Marinë, ai në një intervistë të një viti më parë u shpreh: “Pas lindjes së saj, mu deshën gati 6 muaj që ta shoh sërish vajzën time Maria, për shkak të detyrimeve profesionale”.

Për marrëdhëniet e tij me fëmijët, Pirro Dhima tha: “Fëmijët janë në anën tjetër të botës (SHBA) dhe për fat ka internet dhe kemi një bisedë në grup, ku një herë në javë flasim të gjithë së bashku në një video-telefonatë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit