-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dështoi komisioni/ Vokshi: Do njoftoj ambasadat, Beqja mori tender tre ditë më parë

Kryesoret

Alban Vokshi ka dalë në një deklaratë për shtyp pasi mbledhja e komisionit Hetimor për Shëndetësinë ka dështuar edhe sot sepse kanë munguar deputetët e Partisë Socialiste.

Vokshi sqaroi se cilët persona do thirreshin për të dëshmuar në këtë komision.

Gjithashtu Vokshi u shpreh se Bardhi do i dërgojë sot një shkresë kryeparlamentares Lindita Nikolla e cila duhet të marrë masa për mbarëvajtjen e komisionit.

“Dua t’ju bëj me dije se pas konsultave, ne në planin hetimor që e kemi depozituar, do të kemi në listën e dëshmitarëve, Edi Ramën, Ilir beqajn, Ogerta Manastirliun, persona nga Nisma Thurrje që kanë depozitar të parët denoncimin në SPAK. Ortakët dhe administratorët e dy koncesioneve, sterilizimin dhe Check-up. Për shkak se janë refuzuar që të marrin pjesë, janë dërguar mbi 40 kërkesa për të mos bllokuar punën. Gazment Bardhi do i dërgojë një letër Kryetares së Kuvendit për të marrë masa, në mënyrë që mund të bëjmë hetimin parlamentar dhe do të vërë në dijeni të gjitha ambasadat dhe komunitetin ndërkombëtar për këto parregullsi.”, tha ajo.

“Para tre ditësh Ilir Beqaj ka marrë tenderin e radhës me INTECH plus, 320 milionë lekë”, tha Vokshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit