Të gjithë besimtarët mysliman festojnë sot Fiter Bajramin.
Në këtë ditë shumë të rëndësishme për besimtarët myslimanë, mijëra prej tyre kryen faljen e namazit në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.
Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.