Një festë e çmendur ka shpërthyer në stadiumin e Bayer Leverkusen, me këta të fundit që për herë të parë në historinë e tyre, janë Kampion të Gjermanisë.
Në përfundim të ndeshjes, tifozët kanë pushtuar fushën, duke u futur në të dhe duke festuar me skuadrën e “Aspirinave”.
The moment Bayer Leverkusen fans stormed the pitch after WINNING their first ever Bundesliga…
👏👏👏 pic.twitter.com/9Ee6TwZL3y
— george (@StokeyyG2) April 14, 2024
Ndër ta më i përzgjedhuri nga tifozët dhe shokët e skuadrës ka qenë Granit Xhaka.
Lojtari me origjinë shqiptare po kalon një sezon fantastik si titullar në vitin e tij të parë me ‘Aspirinat’. Dhe siç e do tradita, ishte radha e tij të lahej me birrë.