-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Do largoheshin nga Shqipëria nga me leje qëndrimi false, arrestohen 2 turqit

Kryesoret

Policia kufitare në Durrës ka goditur 5 raste të tentativës së largimit në mënyrë ilegale.
Kanë tentuar të dalin jashtë territorit shqiptar 2 shtetas turq të moshës 22 dhe 29 vjeç me pasaporta turke false dhe leje qëndrimi në Holandë false.

“U arrestuan në flagrancë shtetasit turq E. B., 22 vjeç dhe M. D., 29 vjeç, të dy banues në Turqi, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Këta shtetas kanë paraqitur në sportel, në dalje të RSh-së, pasaporta turke dhe leje për qëndrim në Holandë, të cilat pas verifikimit rezultuan të falsifikuara. Pas kryerjes së veprimeve procedurale, dokumentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale” informoi sot policia e Durrësit.

Gjithashtu dy marokenë procedohen në gjendje të lirë pasi tentuan të kalonin në Portin e Durrësit ilegalisht duke u fshehur poshtë një kamioni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit