Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli sot për dorëheqjen e nënkryetarit Endrit Brahimllari. Gazetarët e pyetën Metën mbi deklaratat e Braimllarit se i është pamundësuar funksioni si nënkryetar. Meta zgjodhi të përgjigjet duke cituar Churchill: Midis luftës dhe paqes, Chumberlen zgjodhi paqen pa e kuptuar që luftën e ka brenda.
Ilir Meta: Është i mirëpritur në konventë, siç ka qenë i lajmëruar në të gjitha mbledhjet, siç ka qenë i lajmëruar nga Tedi për të dalë para Erion Velisë. Ne po e presim me shumë dashuri në konventë t’i thotë këto gjëra, unë kam përshtypjen që ju bëni diversion dhe nuk është mirë që të bëjmë diversion.
Gazetari: Po citoj Braimllarin: Më është pamundësuar funksioni im si nënkryetar
Ilir Meta: Meqë po citoni, unë po citoj Stalinin. Kur vija politika është e qartë dhe partia jonë është e qartë me e qartë se çdo parti tjetër, faktor vendimtar për fitoren mbeten organizmi.
Po citoj Churchill: Midis luftës dhe paqes, Chumberlen zgjodhi paqen pa e kuptuar që luftën e ka brenda. Malet tona më të larta ne e kemi një betejë vendimtare luftën me mafien dhe çdo segment që punon për të kudo për ti kthyer lirinë shqiptarëve.