Dubai është pushtuar nga një mot shumë i keq dhe një gjendje atmosferike aspak normale për sa i përket temperaturave atje.
Shiu i cili ra dje shkaktoi përmbytje të shumta dhe shumë rrugë u kthyen në lumenj.
Gjithashtu edhe aeroporti pati probleme pasi avionët u mbuluan nga uji.
Sipas mediave lokale, një burrë i moshuar nga Emiratet rreth të 70-tave vdiq të martën në mëngjes kur automjeti i tij u përfshi nga ujërat e vrullshëm në Ras Al Khaimah.
Reshjet e shiut pritet të zvogëlohen në rajon, por disa rrebeshe mund të vazhdojnë të mërkurën përpara se të rikthehet moti i thatë.