Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e cila do të mbahet nesër në orën 11:00 para Bashkisë së Tiranës.
Në thirrjen e tij deklarohej se tashmë është koha për të mbajtur përgjegjësi pasi sipas tij korrupsioni ka arritur majat.
“Korrupsioni në Bashkinë e Tiranës ulërin dhe është shkaku kryesor pse sot bizneset, qytetarët në nevojë dhe të rinjtë ndjehen të braktisur. Koha për të mbajtur përgjegjësi.
Nesër, ora 11:00, përpara Bashkisë së Tiranës, së bashku me qytetarët e ndershëm të Tiranës”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.