Ministri i Financave Ervin Mete nënshkroi marrëveshjene e financimit të projektit “Mjedis i pastër dhe i qëndrueshëm për Detin Blu” së bashku me Zv.Presidenten e Bankës Botërore, znj. Antonella Bassani.
Banka Botërore do të japë një financim prej 80 milionë dollarësh, është reduktimi i ndotjes në mjedisin ujor (detëra, lumenj) në zonën jugperëndimore, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
Projekti është ndarë në 3 komponentë ku pjesa e parë lidhet me promovimin e një qasjeje të integruar për mbrojtjen e mjediseve ujore.
Pjesa e dytë e projektit synon uljen e ndotjes në Lumin Vjosa, kjo edhe në kuadër të mbështetjes dhe mbrojtjes së mëtejshme të tij, pas akordimit të statusit “Park Kombëtar”.
Ndërsa pjesa e tretë parashikon aspekte të menaxhimit, monitorimit dhe vlerësimit sa i përket zbatimit të këtij projekti.