Reshje të shumta të dëborës kanë mbuluar rrugën e Arbrit. Kjo gjë ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në rrugën e Arbrit nga Bulqiza në drejtim të urës së Vashës.
Intensiteti i lartë i reshjeve ka bërë që trashësia e borës të arrijë deri në 5 centimetra, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë gjendur të papërgatitur.
Policia Rrugore e Dibrës ka dalë në pikat kyçe ku mund të ketë probleme, duke këshilluar drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë dhe të tregohen të kujdesshëm.
Në rrugë nuk ka asnjë borëpastruese ndërsa autoritetet vendore ju bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm.