Sot në katër komunat në veri të Kosovës, qytetarët votojnë nëse duan apo jo të largojnë kryetarët aktualë shqiptarë.
Procesi mbahet mes thirrjeve nga Lista Serbe për bojkotimin e votimeve në komunat e banuara me shumicë serbe.
Vendvotimet hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Për këto votime, në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të drejtë vote kanë 46.556 persona, apo 1.461 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet lokale të mbajtura më 23 prill 2023, kur u zgjodhën kryetarët shqiptarë.
Në katër komunat në veri do të jenë 23 qendra votimi, me 63 vendvotime dhe katër qendra për votim me kusht.