Një përballje midis dy gjigandëve spanjoll, Real Madridit dhe Barcelonës, një ‘El Clasico’ që mund vendos shumë në fund fitohet nga ‘Los Blancos’.
Në Santiago Bernabeu, të zotët e shtëpisë triumfuan 3-2 ndaj rivalëve të tyre historik, për më tepër në një sfidë ku luhej dhe fati i ‘La Ligas’, tashmë thuajse në duart e madrilenëve.
Barcelona e vendit të dytë në kampionat zbriti në fushë për të ringjallur shancet e saj, dhe ishin të partë që shënuar me Christensen që në minutën e 6-të.
Një avantazh i cili zgjati vetëm 12 minuta pasi Vinicius barazoi shifrat nga pika e bardhë.
Spektakli dhe golat vazhduan më pas në pjesën e dytë ma Barçën që shënoi sërish me Fermin Lopez, ndërsa Reali u përgjigj menjëherë me gol të Lucas Vasquez.
Ndërsa në minutat shtesë, shënoi sërish Jude Bellingham, pikërisht njeriu që përmbysi sfidën e parë në Camp Nou, vulosi një tjetër El Clasico në Madrid. Tashmë me shije titulli, pasi ai dhe Los Blancos udhëheqin të vetëm me 81-pikë La Ligan, 11 më shumë se Barcelona.
VIDEO E GOLAVE (KLIKO)