-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Festë dhe lot në Milano! Interi shpallet Kampion Italie në derbi

Kryesoret

Interi është kampioni i Italisë për herë të 20-të në histori, me zikaltrit që tanimë mund të vendosin në gjoks yllin e dytë aq të dashur.

Për raundin e 33-të në Serie A, Interi fitoi 1-2 në derbin kundër Milanit në ‘San Siro’ dhe shijon më shumë suksesin duke mundur rivalët e qytetit për herë të 6 radhazi.
Dueli i së hënës nisi mirë për Interin që shënoi me Acerbin në minutën e 18-të.

Goli i dytë u shënua në pjesën e dytë nga Thuram në të 49 minutë, teksa goli i Tomorit në të 80’ shërbeu sa për statistika, me Milanin që nuk mundi t’ua shtynte festën e titullit ’kushërinjve’ dhe rivalëve më të mëdhenj.

Në fund nuk mungoi edhe tensioni, me Theo dhe Dumfies që u përplasën mes tyre dhe dolën me karton të kuq. I kuq edhe për Calabrian që goditi Fratessin dhe Milani e mbylli me nëntë lojtarë.

Ky është titulli i parë kampion edhe për trajnerin Simone Inzaghi, me Interin që pesë ndeshje nga fundi i sezonit mbyll llogaritë dhe ngjitet në kuotën e 86 pikëve, 17 më shumë se Milani i vendit të dytë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit