Tashmë është gjithçka zyrtare, ish-kampioni i botës Fabio Cannavaro do të jetë trajneri më i ri i Udineses në Serie A.
Njoftimin e ka bërë të ditur vet klubi në faqen e tyre zyrtare, ku konfirmojnë se italiai do jetë në krye të stolit deri në përfundim të kampionatit.
Dhe një fitues i ‘Topi të Artë’ nuk mund të prezantohet pa një debutim historik, jo vetëm për Serie A, por edhe për futbollin Europian.
Kjo pasi Cannavaro do të jetë trajneri i par në histori, që debuton në mes të një ndeshje.
Për të qenë më të saktë trajneri italian do të drejtojë Udinesen në sfidën e pezulluar përballë Romës, ekzaktësisht në minutën e 71-të.
Ndeshje e ndërprerë për shkak të një problemi shëndetësor që pati lojtari verdhekuq Ndicka, ndërsa gjithçka u ndërpre në shifrat 1-1.
Benvenuto, Fabio Cannavaro!
#ForzaUdinese #AlèUdin #WelcomeCannavaro pic.twitter.com/uwTZtCuq99
— Udinese Calcio (@Udinese_1896) April 22, 2024