Gadishulli i Ballkanit vijon ende të ndikohet nga një zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik duke mbajtur mot të paqëndrueshëm në fillimin e javës.
E Hënë, 22 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura, reshje shiu në jug pasdite. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
-
Zonat malore 4/14°C
-
Zonat e ulëta 8/20°C
-
Zonat bregdetare 12/19°C