Drejtori i Policisë Vendore së Lezhës , Alfre3d Elezi është marrë më pyetje nga prokuroria në lidhje me fshehjen e rastit të aksidentit të djalit të ish-deputetit Tom Doshi, James Doshi.
Sipas informacioneve nga burimet, Elezi është pyetur rreth 2 orë ku ka dhënë shpjegime në lidhje me rolin e tij përballë prokurorit Sabri Kastratit dhe 2 oficerëve të policisë gjyqësore.
Prokuroria ka dyshime se ai ka ndërhyrë nëpërmjet një telefonate te shefi i qarkullimit Ismet Sula për të favorizua James Doshin.
Krahas procedimit për shpërdorim detyre, pritet të regjistrohet dhe akuza e ndikimit të paligjshëm, kjo në varësi të vijimësisë së hetimeve.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se me vendim të prokurorit është vënë në sekuestro makina tip “Lexus” e James Doshit, me të cilët bëri aksidentin në datën 17 mars.