Lideri i BES-ës dhe njëherësh kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami nuk e pranon humbjen e VLEN-it dhe Arben Taravarit edhe pse epërsia është 40.000 mijë vota e Frontit Europian dhe kandidatit Bujar Osmani.
Ai madje ka ofenduar votuesit shqiptarët që e kanë votuar Frontin Europian duke mos e pranuar humbjen në mënyrë demokratike.
“Jemi fitues të votës shqiptare. BDI ka blerë votat e komuniteteve. BDI me këto sjellje humbi legjitimitetin për shqiptarët. Më 8 maj në fitojmë dhe BDI-në do ta mundim. BDI mbron vlerat kriminale. Ja vlejti sot dhe do të ja vlej gjithmonë”, tha Kasami.