Në një konferencë për mediat kryetarja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi ka folur për ecurinë e punës.
Sipas Vokshit deputetët e mazhorancës kërkojë që të bojkotojnë punën pasi ata nuk paraqiten dhe bllokojnë hetimet.
Vokshi është shprehur se deputetët e PS-së nuk japin databazën e check Up ku janë bërë shkeljet më të mëdha.
“Ekspertët e PS kishin disa vërejte të vogla. Ndërsa për shkresat dërguar spitale publike refuzonin të kërkoheshin të dhëna mbi emrat e personave që kanë kryer Check Up-in, ndërkohë që e dimë që këtu janë bërë shkeljet më të mëdha me persona që nuk jetojnë më apo që e kanë bërë dy herë brenda vitit. Nënkryetari dhe sekretari gënjyen publikisht duke thënë që kërkesat nuk i kanë marrë, kur më 5 prill iu kam dërguar. Një pjesë tjetër që dua të ndaj me ju është që nuk duan të bëjnë transparencë.”, tha ajo.