Deputetët e mazhorancës kanë bojkotuar sërish mbledhjen e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë.
Pas këtij vendimi kryetarja e Komisionit Albana Vokshi ka thirrur mbledhjen e ardhshme që do të mbahet të martën por në një orë të pacaktuar.
““Po kërkojnë të mbulojnë korrupsionin dhe abuzimin kriminal të dy koncesioneve. E paimagjinueshme kjo që po ndodh në këtë komision. 8 deputetë e mazhorancës janë vënë në mbrojtje të këtij korrupsioni. Refuzojnë të dërgojnë kërkesat për informacion. Meqë deputetët e PS përsëri bojkotuan komisionin, u larguan për të penguar hetimin parlamentar, po thërras mbledhjen e radhës ditën e martë. Orarin do e caktojmë, rendi i ditës vijon të jetë miratimi i kërkesave për informacion dhe diskutim i planeve”, tha Vokshi.” u shpreh Vokshi.