-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Probleme me pasurinë/ Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin Ardian Braho

Kryesoret

Vetingu ka shkarkuar përfundimisht nga radhët e drejtësisë prokurorin Ardian Braho.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 469, që i përket këtij subjekti rivlerësimi.

Më 1 nëntor 2021 KPK vendosi të shkarkojë nga detyra prokurorin e Tiranës, Ardian Braho pasi konkludoi se nuk ka deklaruar saktë pasurinë dhe janë konstatuar elemente që ngrenë dyshime për fshehje të pasurisë.

Në KPK vendimi për shkarkimin e tij u mor me 2 vota pro e një kundër.

Shumica vërejti paqartësi në destinacionin e disa shumave monetare të dërguara nga tezja që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA në llogarinë e babait të subjektit, ndërsa Zhegu argumenton se janë provuar të ardhura të mjaftueshme të personave të tjerë të lidhur për krijimin e vlerave në fjalë, si dhe nuk rezulton që Braho apo familjarët e tij ti kenë përdorur apo të kenë pasur interes për to.

Braho ka qenë prokuror i disa çështjeve të rëndësishme në Tiranë, ndër të tjera ka hetuar dosjen e vrasjes së të riut Klodian Rasha apo atë të Lulzim Bashës, për Sheshin “Skënderbej”, dosje e cila u pushua, me argumentin se vendimi ishte marrë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Gjithashtu Ardian Braho ka hetuar Bankën e Shqipërisë dhe ish-guvernatorin Ardian Fullani apo dosjen e aparatit përgjues në zyrën e sekretares së ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Por KPK në vendimin e saj për 2 kriteret e tjera vlerësoi pozitivisht prokurorin për pastërtinë e figurës dhe i aftë për profesionalizmin.

/Shqiptarja.com/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit