Rreth orës 08:00, shtetasi Gj. N., 39 vjeç, banues në Koman, ka njoftuar Policinë se një person i paidentifikuar, dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të automjetit të tij, pa shkaktuar dëmtime në njerëz.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe identifikuan autorin e dyshuar Viktor Kola rreth 35 vjeç dhe po vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor te rastit.