Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë gjatë një momenti të mbledhjes ka shpërthyer ndaj deputetëve të mazhorancës duke i akuzuar se paratë e sterilizimit që vijojnë të paguhen po pengojnë hetimin.
“Po bëhet një muaj që presin shkresat për kërkesë për informacion. A keni turp ju apo jo. Duhet të ndihemi të turpëruar se po paguhen energji, para të taksapaguesve që kemi ardhur këtu për të hetuar. Paratë e sterilizimit po vijojnë që të paguajnë që ky komision të pengojë hetimin”, tha ajo.