-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tatimi te profesionet e lira rrezikon tkurrjen e eksporteve

Kryesoret

Vitet e fundit tregu i shërbimeve IT në Shqipëri për të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime ndaj të tretëve është zgjeruar për shkak të konkurrueshmërisë nga zerimi i taksave. Vendosja e tatimit nga 15 deri 23% te profesionet e lira pritet të ketë ndikim negativ edhe te kompanitë apo të vetëpunësuarit ofrues të këtyre shërbimeve.

Aleksandër Risilia themelues dhe drejtues i kompanisë “Ritech” që ofron shërbime IT për tregun në SHBA tha për podcast-in “Business Plus” se normat e reja tatimore për profesionet e lira do të ndikojnë në tkurrjen e numrin të kompanive IT.

“Zerimi i taksave për profesionet e lira ka dhënë shumë kontribut për zgjerimin e tregut IT në Shqipëri. Përpara krizës globale të vitit të kaluar, numri i kompanive dhe të vetëpunësuarve të shërbimit IT është rritur 40 deri 50%. Vendosja e taksimit do të ketë disa efekte. E para, kompanive IT iu vihet “laku në fyt” me taksimin e ri.

Së dyti, përfshirja e taksimit nisur nga të dhënat që ne disponojmë i ka shtrenjtuar shërbimet e ofruara në Shqipëri më shumë se në Kosovë dhe Maqedonia e Veriut. Kjo do të sjellë stopim të rritjes së kompanive dhe të vetëpunësuarve në këtë sektor, por edhe tkurrje të tyre. Efektet nuk janë aspak pozitive për këtë sektor që prej vitesh është zgjeruar në Shqipëri. Nga ana tjetër eksportuesit e shërbimeve IT, të cilat po krijojnë vlerë aftësish në tregun shqiptar, po vuajnë efektet e forcimit të lekut”.

Risilia shton se zbatimi i tatimit te profesionit e lira do të ndikojë negativisht jo vetëm te industria eksportuese e shërbimeve IT në Shqipëri, por edhe ndërprerjen e aftësimit profesional të individëve për të themeluar start-up-e të reja inovative për tregun e huaj./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit