-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëmtimi i bustit të Skënderbeut në Gjenevë, zyrtarët: Dënojmë aktin vandal!

Kryesoret

Në orët e vona të së premtes së kaluar, është dëmtuar busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, që ndodhet në Gjenevë.

Policia ka nisur hetimin në lidhje me rastin, raporton gazeta zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch. Autoritetet e larta zvicerane kanë bërë reagimet e para.

Kryetari i bashkisë së Gjenevës, Alfonso Gomez ka shprehur keqardhje për aktin vandal ndaj monumentit të heroit kombëtar. Ai ka dënuar ngjarjen si dhe ka kërkuar gjetjen e autorëve.

E dënoj ashpër dëmtimin e bustit të “Skënderbeut” dhe shpreh solidaritetin me komunitetin shqiptar në Gjenevë”, është shprehur Gomez.

Komuniteti shqiptar në Gjenevë ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rastin, ndërsa thonë se kjo nuk është hera e parë që dëmtohet busti i Skënderbeut.

I keqardhur është shprehur Astrit Leka, iniciator i vënies së monumentit të Skënderbeut.

“Më erdhi shume keq, kur dëgjova se është dëmtuar busti i kryeheroit tonë kombëtar Skënderbeut, aq më tepër në Gjenevën tonë ndërkombëtare. Të prekësh Skënderbeun do të thotë se ke prekur jo vetëm shqiptarët, por tërë Europën duke ditur mirëfilli rolin dhe kontributin e tij.

E dënoj këtë sulm, ketë akt të lig dhe qyqar nga ata që e bënë me qëllim apo pakujdesia. Besoj se autoritetet zvicerane do ta ndriçojnë rastin dhe t’i ndëshkojnë autorët që e kanë dëmtuar bustin”, ka thënë Astrit Leka për Le Canton27.ch.

Busti i heroit kombëtar të Shqipërisë është përuruar në Gjenevë më 1 nëntor të vitit 1997 nga veprimtarë të shquar Astrit Leka dhe Zaim Jashari. Bustin e heroit kombëtar e mundësoi Zvicra në shenjë falenderimi dhe respekti ndaj kombit dhe komunitetit shqiptar në territorin helvetik, numri i të cilëve besohet se është mbi 300 mijë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit