Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka folur sot në Kuvend për taksimin e profesioneve të lira.
Sipas tij taksimi i tyre është një skemë grabitqare nga qeveria.
“Taksimi i tyre nuk është histori opozite, e keni bërë ju. Të gjithë këta 30 milionë euro ti sjellin buxhetit me këtë tatim e cila është shifra e skemës së së inceneratorëve madje e aferës grabitqare.
Ata janë viktima të një mekanizmi të madh qeverisës ku e gjitha po i jepet një grupi klientash të kryeministrit.” u shpreh Bylykbashi.
Në fund të fjalimit ai u shpreh se e gjitha kjo po ndodh për ë sjellë shpopullimin e Shqipërisë.
“Pikërisht këtë po dërrmoni, që këta njerëz të mbyllin gojën të falimentojnë dhe të ikin nga Shqipëria,” tha ai.