Me Victor Osimhen tashmë thuajse të shitur, Kvicha Kvaratskhelia mbetet diamanti i vetëm me vlerë mbi 100 milion euro në duart e Napolit, dhe presidentit Aurelio De Laurentis do i duhet ta menaxhojë mirë.
Gjeorgjiani tashmë ka bërë emër si një fantazist i cili me aq sa raportohet kërkohen nga gjysma e Europës, me shumë klube që do donin ta kishin në organikë.
Ndër to spikat Barcelona.
Presidenti Laporte kur trajneri Xavi vendosi të qëndronte, u shpreh se do kishte një ‘dhuratë’, dhe në mediat spanjolle spikati menjëherë emri i Kvaratskhelias. Në listë gjithashtu është dhe emri i mesfushorit Lobotka.
Kvaratskhelia ka një kontratë deri në vitin 2027 me klubin italian në shifra (1.5 milionë në sezon) që tani janë shumë të ngushta për agjentin e tij.
Jugeli kishte paralajmëruar komunikime të rëndësishme në fund të kampionatit dhe ndërkohë zbarkoi në Itali për të zhvilluar një bisedë fillestare me De Laurentiis.
Do të jetë në dorën e pronarit të Napolit të bëjë një ofertë që do të shmangë rrezikun katalanas. Me kusht që Barça të ketë fuqinë (dhe disponueshmërinë) për të vënë në tryezë një shumë që konsiderohet e përshtatshme për çmimin e lojtarit (të paktën 80 milionë euro).
De Laurentiis nuk ka ndërmend të rrezikojë dhe me Jugelin do të diskutojmë një zgjatje të kontratës edhe për tre vite të tjera (me opsion) dhe rregullimin e pagës së lojtarit.
Pastaj është edhe kapitulli që lidhet me klauzolën e përfundimit. Por është kryesisht në aspektin e pagës që do të luhet loja e zgjatjes, raporton Il Mattino.
Duket se De Laurentis dëshiron të mbyllë sa më shpejt këto diskutime, duke mbajtur ende Kvaratskhelian nën hijen e Vezuvios.