Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Ish-rezervat e shtetit” në Berat.
Një makinë ka përplasur një 37-vjeçar i cili po qarkullonte me biçikletë.
Ky i plagosur është shoqëruar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve me fraktura në këmbë.
Burime nga vendngjarje pohojnë se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia, me të cilën po qarkullonte drejtuesi i mjetit në këtë rrugë.
Burimet policore bëjnë me dije se, drejtuesi i mjetit, 30-vjeçari A.M, është shoqëruar në polici pas aksidentit.