Ilir Meta sulmoi sot disa nga ambasadorët që janë akredituar në vendin tonë kur tha se nuk duan të shohin atë që po ndodh mne drejtësinë e re.
“Unë nuk e di a ka ndonjë qëndrim të tyre lidhur me deklaratën skandaloze të kreut aktual të SPAK-ut që publikisht deklaroi para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që i kanë sytë në ballë, që në këtë vend afërmendsh, gjykatat vendosin cfarë u kërkojmë ne.
Tregoi se nuk është atje për shkak të integritetit por për t’i shërbyer Ramaformës. Nuk ka deklaratë në botë që e shplanë deklaratën skandaloze të Dumanit.
MoGonigali i mori qeset me dollarë atje. Ju e dini si Rosini që foli kundër Berishës erdhi të merrte puset e naftës në Shqipëri, ndërsa minatorët dhe naftëtarët janë më të braktisurit nga Rama.
Të jesh ambasador dhe diplomat në këtë vend është gjë mjaft e bukur, ne i respektojmë shumë miqtë dhe ndonjëherë ata mendojnë se nuk kemi punë tjetër që e bëjmë këtë. Po aq e lehtë sa është të jesh ambasador në Shqipëri, aq tmerr është që të jesh qytetar në Shqipëri”.