Një 19-vjeçar me emrin Henri Breçani është arrestuar nga policia pas një konflikti që ai ka pasur me të ëmën e cila ka tentuar t’i japë fund jetës duek konsumuar disa medikamente.
Mësohet se gruaja me profesion farmaciste, ndodhet ne gjendje kritike për jetën në repartin e toksikologjisë.
Sipas hetimeve Breçani, dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike. Ai i ka kërkuar para, nënës së tij dhe ky dyshohet të jetë shkaku i konfliktit mes tyre.
Gjatë shoqërimit nga uniformat blu ai ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur policët.