-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta hap thesin e premtimeve: Mijëra euro dhe ulje taksash

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi u premtoi fermerëve se nëse do i japin votën për ta risjellë në pushtet situata me mbështetjen do të përmbyset krahasuar me atë që po ndodh tani.

Nisur nga disa pyetje që kam marrë në rrjete sociale për të interesuar për programin e PL-së sidomos për bujqësinë, por edhe bimët medicinale apo aromatike. Për cdo hektar bimë aromatike apo mjekësore do të paguhen 500 Euro, ndërkohë që sot është zero.

Fermerët për mbajtjen e të imtave; së pari raporti i shpenzimeve të buxhetit që i alookohet bujqësisë do të përmbyset tërësisht. Sikur e kanë vendet që nuk kanë interes të mbajnë administrata të fryra dhe të korruptuara por mbështetje për fermerët.

Buxheti do të jetë më shumë se dyfishi që në vitin e parë të qeverisjes dhe me një rritje progresive. Do të heqim zgjedhën tatimore, do të ulim barrën tatimore nga 20% në 5% për qumështin, frutat dhe perimet prodhim shqiptar. Pagesë menjëherë 10 mijë euro për cdo biznes të ri dhe përjashtim nga taksat për 5 vitet e para.

Do të katërfishojmë bagëtitë e imta. 1 milion qengja eksporton Maqedonia në BE. Ne jemi në gjendje të mjerueshme, sepse Rilindja ka objektiv shpopullimin. Do të ulet kufiri i pagesave për krerë lopë, nga 10 krerë në 3 krerë. Për të imtat do të ulet kufiri i pagesave nga 100 në 30 krerë” tha Meta.

Më tej ai tha se “Ballkani i Hapur” falimentoi fermerët. “Fermerët nuk do të falimentojnë më edhe nga “Ballkani  Hapur” në mendjen e shqepur të kryeministrit sepse të gjitha vendet e tjera i mbështesin fermerët dhe në Shqipëri e kanë zero.

Prandaj molla e Korçës del më e shtrenjtë. Situata do të përmbyset shumë shpejt. Jo vetëm që këta në bujqësi me buxhetin aktual që është skandaloz, që është më i ulëti, që shkon një lek për fermerin dhe 3 për administratën. Ne do ta kemi 1 për administratën dhe 3 për fermerin. Aty janë lekët.

Korrupsion i shfrenuar me PPP-të. Lekët janë edhe tek mos administrimi me qëllim i tatimeve dhe doganave dhe atyre institucioneve që mbledhin të ardhurat. 500 lidhje nepotike në dogana dhe tatime që kushtojnë 3.3 miliardë Euro në vit, që shkojnë në xhepat e Ramës dhe ofshoret e botës“.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit