-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rezultatet e dobëta në PISA/ Manastirliu: Fajin e ka pandemia dhe tërmeti

Kryesoret

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, e thërritur nga deputetja Ina Zhupa për interpelancë në lidhje me rezultatet e dobëta të Shqipërisë në testin e PISA, deklaroi se çështja e arsimit kërkon bashkëpunimin e të gjitha palëve.

Manastirliu u justifikua duke thënë se pandemia ka pasur një ndikim teje të madh në këto rezultate, pavarësisht reagimit të shpejtë të qeveris sipas saj që futi sistemin e leksioneve online.

Për më tepër Manastirliu shtoi se edhe tërmeti ka ndikimin e tij.

“Çështja e arsimit kërkon bashkëpunimin e të gjitha palëve.
Ne nuk fshihemi pas gishtit nuk pranojmë dot të themi që PISA ishte performancë që ka ecur në hapin që ne do të donim, por kemi bërë një analizë si një vlerësim që në kontekstin ndërkombëtar është lexuar nga ekspertët më të mirë.

Për të dhënë një kontekst, ka vende shumë të zhvilluara si Gjermania që në 2022 u ul me 25 pikë. Performanca jonë ishte në ulje, por u ndikua nga disa faktorë, kemi bërë analizë për të marrë masa. Ka pasur faktorë që kanë ndikuar, si pandemia, tërmeti”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit