-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fundi i një epoke! Dortmundi zyrtarizon largimin e legjendës Marco Reus

Kryesoret

Borusia Dortmund ditën e sotme ka konfirmuar lajmin që qarkullonte prej kohësh.

Marko Reus do të largohet në fund të sezonit!

Klubi dhe lojtari arritën në një marrëveshje të përbashkët për të mos zgjatur kontratën e tij.

Klubi publikoi videon në të cilin futbollisti, nga tribuna e “SIgnal Iduna Park”, shpjegoi vendimi që është marrë për ndërprerjen e bashkëpunimit pas 12 vitesh të kaluara si pjesë e tij.

“Të dashur tifozë të Borusias. Unë kam qenë në gjendje që të luaj në këtë stadium shumë të bukur për 12 vite. I kam kushtuar gjysmën e jetës time këtij klubi. me të mirat dhe të këqijat. Sipas mendimit tim, kishte më shumë të mira.

Klubi dhe unë kemi vendosur tashmë që të mos zgjatim kontratën”, shpjegonte Reus në videon emocionuese për tifozët e Borusias, për të cilët ai ka qenë një idhull i vërtetë në këto vite.

Reus , u bashkua me verdhezinjtë në vitin 2012, ku shënoi 168 gola në 424 ndeshje për Dortmundin.

I njohur për aftësitë e tij për të shënuar si dhe lojën e zgjuar në fushë, Reus ishte kapiten i ekipit për pesë vjet deri në vitin 2023.

Ai fitoi dy Kupa të Gjermanisë, por nuk mori asnjë titull tjetër të madh, duke humbur me dhimbje trofeun e tij të parë në Bundesligë sezonin e kaluar në ndeshjen e fundit.

Ai ende mund të kurorëzojë sezonin e tij të fundit me titullin më të madh të klubit në Evropë, me Dortmundin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, ku ata mundën Paris Saint-Germain 1-0 në ndeshjen e parë këtë javë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit