Real Madrid ka fituar me shifrat 3-0 brenda në “Santiago Bernabeu” përballjen kundër Kadizit, ndeshje e vlefshme për javën e 34-t të La Ligas spanjolle.
Edhe pse madrilenët e mbyllën pjesën e parë në baraspeshë të bardhë 0-0, golat i kishin ruajtur për të dytën. Ishte Brahim Diaz ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 51-të, pastaj nuk mund të mungonte i përhershmi Bellingam për të dyfishuar gjithçka 17 minuta më mbrapa më të 68-tën. Joselu ishte ai që vulosi gjithçka me golin në sekondat e fundit të takimit duke bërë të mundur të “los blancos” ta mbyllin sfidën me shifrat e pastra 3-0.
REAL MADRID-KADIZ 3-0
GOLI I BRAHIM DIAZ 1-0 (VIDEO)
GOLI I BELLINGAM 2-0 (VIDEO)
GOLI I JOSELU 3-0 (VIDEO)
/PANORAMASPORT.AL