Pak më parë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka njoftuar se situata në pikën kufitare të Kapshticës është e rëndë me radhë kilometrike.
Një njoftim i tillë është përgënjeshtruar për News24 nga autoritetet në pikën doganore, të cilat deklarojnë se situata në pikën kufitare të Kapshticës paraqitet normale.
Autoritetet raportojnë se ka pak radhë në dalje pasi pala greke ushtron kontrolle në hyrje.
Ndërkohë pala shqiptare po punon me katër sportele.