Thoma Mastora i cili ra në prangat e e policisë pasi dyshohet si autori kryesor për vrasjen e çiftit të të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe.
Lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe bashkëshortja e tij. E pikëlluar dhe me lot në sy ajo është shprehur se autoritetet duhet t’iu shkojnë deri në fund hetimeve dhe nëse burri i saj është fajtor të marrë dënimin e merituar.
“Më mirë të më kishte vrarë mua. Unë për vete time nuk e besoj, ligji, shteti të bëjë veprimet e veta. Unë si gruaja e tij nëse e ka bërë që sot e tutje nuk është burri im. Pse të mos isha në varrim ,pro kisha policinë. Pse të mos isha fshatarët e mi ishin. Unë varje, ja thashë e dhe policisë sikur djali im të jetë varje”, tha ajo.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, por edhe mosmarrëveshjeve që autori ka pasur me 84-vjeçarin prej disa kohësh.
Kujtojmë që çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe u gjetën të vdekur mëngjesin e datës 2 Maj në oborrin e shtëpisë së tyre, në fshatin Bodrishtë të Dropullit.