-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Atalanta përmbys në Salerno dhe ‘prek’ Championsin

Kryesoret

Salernitana u dorëzua në shtëpi përballë Atalantës, në një përballje ku objektivat tashmë vlenin vetëm për bergamaskët.

Në ‘Arechi’, Salernitana tashmë zyrtarisht në Serie B, u përpoq të ruante dinjitetin në këto përballje të fundit, dhe arriti të mbyllte pjesën e parë në avantazh 1-0.

Por me një Atalanta që po tregon shumë pak ‘mëshirë’ për rivalët e saj, u arrit një përmbysje në pjesën e dytë.

Scamacca shënoi në të 57 minutë, para se Koopmeiners të realizonte të dytin vetëm gjashtë minuta më vonë.

Në këtë sfidë dhjetë minuta në fundin e lojës luajti edhe Gjimshiti. Atalanta dhe Roma kanë nga 60 pikë, me bergamaskët që janë në vendin e pestë që do të thotë zona Champions League, duke pasur edhe një ndeshje më pak.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit