-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burri i Alma Arrazit: Nuk mund, nuk jam në gjendje emocionale

Kryesoret

Gjykata e Shkodrës ka lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” Erdgys Arrazin, babain e tre fëmijëve të mitur të mbytur së bashku me nënën e tyre disa ditë më parë në lumin Bunë.

Erdgys Arrazi deklaroi para trupës gjykuese se “Në këto momente nuk mund të flas sepse nuk jam në gjendje emocionale. Jam dakord me deklarimet e avokatit dhe mund të flas në një moment më të vonë.”

Avokati Blerim Bazhdari kërkoi në seancën për masën e sigurisë lirimin e Erdgys Arrazit pasi nuk ka asnjë provë që vërteton dhunën në familje që pretendon policia dhe prokuroria apo edhe motra e viktimës.

Pala mbrojtëse paraqiti një prej recetave mjekësore të Alma Arrazit që sipas avokatit vërteton se 39-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Receta është lëshuar nga mjeku Gjon Preçi me firmën dhe vulën e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit